LAJMI I FUNDIT:

Restoranti i çuditshëm australian, me tavolinat e mbuluara me bari (Foto)

Restoranti i çuditshëm australian, me tavolinat e mbuluara me bari (Foto)

Vizitorët e një restoranti në Melburn të Australisë, kanë mbetur të hutuar me tavolinat e tarracës, që ishin të mbuluara me bari.

Megjithëse shtresat që kishin dhe përfund, nuk do të mbetnin gjatë mbi ato hapësira, ato qëndruan gjatë nëpër llogaritë e rrjeteve sociale, transmeton Telegrafi.

Shumë njerëz u shprehën të habitur me pronarët e këtij restoranti të çuditshëm australian, pse zgjodhi këtë formë dekorimi.


Tavolinat e mbuluar me bari

“Pak bukë, si dhe anash një copë bari” si dhe “po që se dua të ha mbi bari, do të shkoja në park” ishin dy prej komenteve të shumta.

Në anën tjetër, shumë njerëz pyetën për nivelin e higjienës, si dhe nëse qëndrojnë gotat si duhet në atë hapësira.

Kohë më parë, janë bërë virle mënyrat e pazakonta të shërbimeve. Kuzhinierët gjenin forma të ndryshme, duke për të mos përdorur pjatat e zakonshme. /Telegrafi/