Janë ditët e fundit të vitit dhe shumë persona planifikojnë ta kalojnë fundin e vitit në shtëpi, apo në restorante në Shqipëri, të tjerë nuk ngurrojnë të udhëtojnë.
Evropa ka shumë alternativa, disa të lira, mesatare apo dhe shumë të shtrenjta.
Eurostat ka publikuar indeksin e çmimeve të restoranteve dhe hoteleve, të matura sipas fuqisë blerëse, ku si bazë krahasimi merret mesatarja e Bashkimit Evropian (BE=100).
Shteti më i shtrenjtë në Evropë është Zvicra, ku hotelet dhe restorantet kushtojnë sa 168 për qind e mesatares evropiane.
Shpenzimet nominale për banor për hotele e restorante në vitin 2021, sipas Eurostat, në Bashkimin Evropian ishin 1067 euro, ndërsa në Zvicër i kalojnë 2,200 euro.
Në nivele të ngjashme me Zvicrën janë dhe shtetet nordike dhe Islanda, ku duhet të paguani 32-66 për qind më shumë sesa mesatarja e Bashkimit Evropian.
Më shumë sesa mesatarja duhet të paguani edhe në Belgjikë (123 për qind), Francë (121 për qind), apo Austri ( 116 për qind).
Në Itali, Angli, apo në Gjermani, çmimet e hoteleve e restoranteve luhaten rreth mesatares së Bashkimit Evropian.
Në Qipro dhe Maltë treguesi zbret në rreth 90 për qind të mesatares evropiane dhe në Greqi dhe Kroaci, luhatet në rreth 81-84 për qind.
Portugalia është një nga vendet më të lira të Bashkimit Evropian për të qëndruar në hotel dhe për të shkuar në restorante, me rreth 73 për qind të mesatares europiane. Për disa vite me radhë kryeqyteti i Portugalisë, Lisbona, u rendit si një nga destinacionet kryesore të Evropës.
Rajoni nuk kushton
Vendet e rajonit në përgjithësi janë ndër më të lirat në Evropë, ku akomodimi dhe ushqimi kushton mesatarisht sa gjysma apo më pak e mesatares evropiane.
Më të shtrenjtat në rajon janë Mali i Zi, me rreth 57 për iqnd të mesatares Evropian dhe Serbia dhe Bosnja me 55 për qind.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë jo vetëm më të lirat në rajon, por edhe ndër më të lirat në Evropë, me 46.2 për qind të mesatares evropiane.
Sipas Eurostat, të dhënat e Eurostat tregojnë se shpenzimet nominale për banor për hotele e restorante në vitin 2021 në Shqipëri ishin 185 euro.
Vitet e fundit Shqipëria është bërë një destinacion tërheqës për turistët nga e gjithë bota, që vijnë të shijojnë jo vetëm bukuritë natyrore, por edhe çmimet ende më të lira se në shumë shtete të tjera të Evropës.
Për 11 mujorin, sipas INSTAT, vendin e vizituan një numër rekord prej 7.1 milionë të huajsh, duke tejkaluar me 17 për qind edhe nivelin e para pandemisë.
Shifrat për Kosovën mungojnë, por renditje të tjera tregojnë se niveli i çmimeve është pak më i lirë sesa Shqipëria.
Më e lira në Evropë është Turqia
Turqia është destinacioni i shumë shqiptarëve si gjatë verës ashtu dhe në periudha festash. Dhe jo më kot. Akomodimi dhe ushqimi në Turqi është më i liri në Evropë, me vetëm 42 për qind të mesatares evropiane, raporton Monitor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çfarë ndodhi në natën tragjike në Lipjan? Deklaratat e policëve të dyshuar për "vrasje nga pakujdesia"

Përballja financiare mes Radicant dhe BLKB-së: Çfarë ndikimi pati kompania kosovare Numarics?

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Rasti i Agon Zejnullahut, komandanti i policisë në Lipjan: Kam ofruar dorëheqje - nuk jam shkarkuar

Pas largimit të Argjent Gashit, Brahim Shatrolli merr komandën e Policisë në Lipjan

Dosja e Prokurorisë: Një prokuror e një gjyqtare në vendngjarje si dëshmitarë- rrëfimi i tyre për rastin dhe sjelljet e Agon Zejnullahut në natën kritike

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë