Në edicionin e 27-të, konkurrues, të mbajtur në Londër, morën pjesë kompanitë e 72, shteteve si dhe liderë të ndryshëm nga bota e ekonomisë, artit dhe personalitete nga fusha e diplomacisë.

Nga organizata BID (Business Initiative Direction), restorant "Pjata” u shpërblye me çmimin "International Quality Crown (Kurora ndërkombëtare për kualitet) në kategorinë e artë. BID është organizatë ndërkombëtare për kualitet, e cila i vlerëson kompanitë prestigjioze dhe organizata të ndryshme.


Ky eveniment u përmbyll në Londër në fund të këtij muaji. /Telegrafi/