LAJMI I FUNDIT:

Reshjet e shiut, reagon Komuna e Prishtinës

Reshjet e shiut, reagon Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës njofton se pas reshjeve të mëdha që kanë përfshirë të gjithë rajonin, Ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike (mbrojtjes e shpëtimit dhe ato të mirëmbajtjes së rrugëve) kanë dalë në terren në mbështetje të qytetarëve.

Po ashtu është duke u punuar në parandalimin e dëmeve eventuale, duke hapur ujëmbledhësit dhe pastruar rrugët.


“Në disa zona e lagje të qytetit ka vërshime në rrugë si pasojë e mospërballimit të reshjeve të mëdha nga gypat e kanalizimit. Drejtoria e Shërbimeve Publike është kontaktuar edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës e cila është në gjendje gatishmërie për të mbështetur Komunën në rast nevoje”, njofton më tej Komuna e Prishtinës.

Komuna thotë se tani për tani situata është nën kontroll, dhe nuk ka vend për panik.

Në trend Lajme

Më shumë
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Politikë
KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

Kronika e Zezë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori