LAJMI I FUNDIT:

Reshjet e shiut, IHK paralajmëron: Mund të shkaktohen përmbytje

Reshjet e shiut, IHK paralajmëron: Mund të shkaktohen përmbytje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka lëshuar një njoftim për situatën e krijuar nga reshjet e shiut të intensitetit të ulët deri mesatar, të cilat kanë shkaktuar ngritje të niveleve të lumenjve, veçanërisht në zonat malore. IHK ka bërë thirrje për vëmendje të shtuar, pasi mund të shkaktohen përmbytje në disa zona. 

Sipas IHK-së, “reshjet e shiut të cilat në disa zona të vendit kanë qenë me intensitet nga i ulët deri mesatarë dhe me kohëzgjatje relativisht të gjatë, kanë shkaktuar ngritje të niveleve nëpër disa lumenjë, sidomos atyre me karakter malor.”

Situata më e rënduar është vërejtur në Pellgun e Lepencit, Moravën e Binçës, Bistricën e Pejës, Bistricën e Prizrenit dhe Bistricën e Deqanit, ku nivelet e ujit janë në ngritje dhe mund të shkaktojnë përmbytje.


“Aktualisht zonat më të rrezikuara janë: vendbanime të Hanit të Elezit, Kaçanikut, Dragashit, Pejës, Deqanit, pastaj në pellgun e Moravës së Binçës”, thotë IHK.

Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

“Këtë e vështirëson akoma më shumë, reshjet e shiut të cilat pritet të bien gjatë orëve dhe ditëve në vazhdim, Kjo mund të shkaktojë vërshime të shpejta në disa zona”.

Për këtë arsye, IHK rekomandon kujdes të shtuar në zonat e lartpërmendura dhe njofton se do të vazhdojnë të mbajnë qytetarët të informuar për zhvillimet e mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i 16 serbëve, reagon Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit

Arrestimi i 16 serbëve, reagon Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit

Lajme
Vetëvritet një 42-vjeçar në Suharekë, policia jep detaje

Vetëvritet një 42-vjeçar në Suharekë, policia jep detaje

Kronika e Zezë
“Edhe kësaj radhe triumfuam”, reagon drejtori i policisë në Gjakovë pas kapjes së serbëve

“Edhe kësaj radhe triumfuam”, reagon drejtori i policisë në Gjakovë pas kapjes së serbëve

Lajme
Mendohej se ishin zhdukur, turistët filmojnë fokat në Vlorë

Mendohej se ishin zhdukur, turistët filmojnë fokat në Vlorë

Lajme
Këta janë katër serbët e arrestuar të kamufluar si “pelegrinë”: Iu gjetën foto të terroristëve të vrarë në Banjskë

Këta janë katër serbët e arrestuar të kamufluar si “pelegrinë”: Iu gjetën foto të terroristëve të vrarë në Banjskë

Lajme
Nga 12 serbët e arrestuar në Prizren, dy u ndaluan për prezantim të rremë si pjesëtarë të MUP-it

Nga 12 serbët e arrestuar në Prizren, dy u ndaluan për prezantim të rremë si pjesëtarë të MUP-it

Siguri
Kalo në kategori