LAJMI I FUNDIT:

Reshjet e shiut, banorët mbeten të bllokuar në Durrës: Nuk dalim dot nga shtëpia prej dy ditësh

Reshjet e shiut, banorët mbeten të bllokuar në Durrës: Nuk dalim dot nga shtëpia prej dy ditësh

Edhe pse shiu ka pushuar dhe ka dalë dielli, banorë të disa pallateve në sektorin “Iliria” të Plazhit të Durrësit janë të bllokuar nga ujërat që kanë pushtuar sheshin para objekteve të tyre të banimit dhe kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve vendore.

Një banore është shprehur për gazetaren e Top Channel Vali Qyrfyçi se prej dy ditësh ka mbetur e bllokuar në shtëpi për shkak të ujit dhe ky fenomen sipas saj, përsëritet sa herë bie shi.

“Kemi 2 ditë që nuk dalim dot nga shtëpia. Jemi në plazh, Durrës, te Iliria. Ju lutem na ndihmoni! Ky fenomen përsëritet sa herë bie shi”, shprehet banorja.


Reshjet e dendura të shiut gjatë së shtunës kanë shkaktuar probleme në disa kryqëzime dhe rrugë të qytetit bregdetar të Durrësit dhe zonave përreth, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Sjellja e Limajt është e turpshme – mbështetja për LVV-në nënkupton ndarje nga ne

Haradinaj: Sjellja e Limajt është e turpshme – mbështetja për LVV-në nënkupton ndarje nga ne

Lajme
Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Lajme
Rashiq regjistrohet si deputet: Nuk jam optimist që qeveria votohet nesër, mund të ndodh ndonjë ngërç politik

Rashiq regjistrohet si deputet: Nuk jam optimist që qeveria votohet nesër, mund të ndodh ndonjë ngërç politik

Lajme
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë drejt fundit: Çka tani?

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë drejt fundit: Çka tani?

Lajme
Pas zgjedhjeve nesër fillon punën Kuvendi i Kosovës , këta janë 120 deputetët e rinj

Pas zgjedhjeve nesër fillon punën Kuvendi i Kosovës , këta janë 120 deputetët e rinj

Lajme
​Berisha: Kam besuar te Nisma Socialdemokrate, ndoshta është thyer besa

​Berisha: Kam besuar te Nisma Socialdemokrate, ndoshta është thyer besa

Lajme
Kalo në kategori