LAJMI I FUNDIT:

Reshjet e borës në Kosovë, nga Ministria e Infrastrukturës thonë se të gjitha rrugët janë të kalueshme

Reshjet e borës në Kosovë, nga Ministria e Infrastrukturës thonë se të gjitha rrugët janë të kalueshme
Foto: Ridvan Slivova /Arkiv

Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme edhe pas natës së mbrëmshme në disa rajone pati reshje bore, kanë deklaruar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Shefi i Mirëmbajtjes së Rrugëve në këtë ministri, Gëzim Osmani ka thënë për Telegrafin se kompanitë e kontraktuara kanë intervenuar gjatë gjithë kohës me pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës.


Foto: Ridvan Slivova /Arkiv

“Sipas informatave nga tereni nga menaxheret e mirëmbajtjes gjendja e rrugëve është e mirë. Pas reshjeve të borës kompanitë e kontraktuara nga ana e MMPHI-së kanë intervenuar gjatë tërë kohës në pastrimin e rrugëve dhe hedhje kripe”, tha Osmani për Telegrafin.

Sot vranët dhe reshje bore
Lexo po ashtu Sot vranët dhe reshje bore

Sipas tij edhe në viset malore rrugët janë të kalueshme, ndërkaq bëhet apel për ngasje të automjeteve me kujdes të shtuar.

“Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për komunikacion. Në viset malore rrugët janë të hapura, ngasja e automjeteve të jetë me kujdes të shtuar”, tha ai.

Foto: Ridvan Slivova /Arkiv

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje bore.

Në fushat termike parashihen rritje të lehta, kryesisht në temperaturat maksimale, ndërsa minimalet do të jenë pothuajse konstante me ditët e fundit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori