Reshje bore ka pasur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura të shiut dhe borës.


Instituti u rekomandon ngasësve të veturave të bartin pajisjet dimërore dhe të kenë kujdes, sidomos në rrugët e viseve të larta dhe mesatare.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius./Telegrafi/

462545336 1109583420827443 4053267852540281456 n 1

467465637 1104621351188680 7886739841870495058 n 1

462568250 1608355276699654 3217755706584678239 n 1