LAJMI I FUNDIT:

Republikanët dhe demokratët përplasen për hetimin për lidhjet e Trumpit me Rusinë

Republikanët dhe demokratët përplasen për hetimin për lidhjet e Trumpit me Rusinë

Kryetari republikan i Komitetit të Inteligjencës, ka thënë se nuk ka parë asnjë dëmi për kontakte të papërshtatshme ndërmjet zyrtarëve rusë dhe fushatës së presidentit Donald Trump.

Këto deklarata kanë nxitur reagime nga përfaqësuesit demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve.


Përfaqësuesi Devin Nunes gjithashtu ka hedhur poshtë thirrjet e demokratëve për një prokuror special për të hetuar këtë çështje në mënyrë të paanshme. Ai ka thënë se deklarimi i taksave të presidentit Trump do të eliminonte të gjitha dyshimet për lidhjet biznesore të Trumpit me Rusinë.

Nunes, i cili ishte anëtar i ekipit transitor të Trumpit, ka thënë se zyrtarët amerikanë të inteligjencës ende nuk i kanë prezantuar komitetit ndonjë dëshmi për kontakte në mes të stafit të fushatës së presidentit Trump me inteligjencën ruse, gjë për të cilën kishin raportuar mediat.

“Kjo çështje është shikuar dhe nuk ka asnjë dëshmi për këtë çështje”, ka thënë Nunes.

Deklarata e Nunes ka shkaktuar reagimin e anëtarët të këtij komiteti, demokratit Adam Schiff, i cili ka thënë se është ende herët të nxirren përfundime në një hetim i cili sapo ka nisur. Ai është shprehur i shqetësuar me deklaratën e Nunes, duke ngritur dyshime se a mundet ai të drejtojë objektivisht këtë hetim.

“Kur ju filloni hetimin, nuk e filloni me atë që ju besoni se është përfundimi”, ka thënë Schiff.

Liderja e Demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ka thënë se deklaratat e Nunes ngrisin “pyetje serioze për kundërshtimin” e hetimit të aleatëve të Trumpit në Kongres. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori