Reperi me famë botërore, Tyga, ka pozuar së fundmi për revistën e famshme "Harper's Bazaar".

Ai është shfaqur plot me stil në kopertinën e kësaj reviste, teksa dukjen ia ka besuar një stilisti shqiptar.


Bëhet fjalë për Festim Isufin, i cili është kujdesur për xhaketën e veçantë të reperit, e cila është e qëndisur me gurë plot me shkëlqim.

r1 3

Gjatë intervistës për këtë revistë, Tyga ka folur rreth filleve të karrierës së tij në vitin 2007, kur ai ishte vetëm 18 vjeç.

Sakaq, reperi i njohur ndërkombëtarisht është prononcuar gjithashtu rreth më të rejave të tij në muzikë, dhe ngjarjeve të ndryshme që karakterizuan jetën e tij private.

r2 3

Ky është vetëm një nga sukseset e shumta të stilistëve shqiptarë që po arrijnë të korrin suksese jashtë vendit, duke punuar me yje të famshëm nga Hollywoodi. /Telegrafi/

r3 3