Reparti i gjinekologjisë në Shkup ka mungesë inkubatorësh (Video)

Ky është reparti intensiv i Klinikës Gjinekologjike në Shkup, ku gjenden foshnjat e porsalindura me rrezikshmëri nga e gjithë Maqedonia. Standardet kërkojnë që inkubatorët të kenë të paktën nëntë metra distancë. Por, këtu ata janë vetëm disa centimetra larg. Punonjësit madje janë të kënaqur që më nuk ka nga dy fëmijë në një inkubator.
“Më besoni, nuk është e lehtë të punojnë infermieret, le të themi 12 orë pranë një fëmije. E ventiloni, jepni gjithçka të nevojshme, ju luftoni për jetën e tij dhe në fund vdes. Po është e vërtetë se jemi pak, saktë, shembull sipas standardit botëror, duhet të kemi së paku 6 infermiere në 12 vende ventilimi, aq sa kemi makineri, ndërsa ne kemi 12 vende ventilimi dhe vetëm 2 infermiere. Pra, kjo është një përpjekje mbinjerëzore nga i gjithë stafi i këtij reparti”, tha Tanja Trajkovska, Infermiere mjekësore, Klinika gjinekologjike.
Ky është spitali më i madh i lindjeve në Maqedoni. Si spitalet shtetërore edhe ato private nga e gjithë Maqedonia, kur përballen me lindje të rrezikshme, menjëherë i transferojnë pacientët në gjinekologjinë e Shkupit, e cila nuk guxon të refuzojë asnjë. Nga viti 2015 deri në vitin 2017, numri i të porsalindurve në Maqedoni po zvogëlohet ndërsa dyfishohet vdekshmëria e foshnjave. Prej foshnjave të vdekura vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, 80% kanë lindur në mes të javës së 22-të dhe 27-të. Nga klinika vlerësojnë se pragu për llogaritjen e këtyre statistikave duhet të rritet, pasi nga pavarësia e Maqedonisë deri tani kanë mbijetuar vetëm katër foshnje të lindura në muajin e gjashtë të shtatzënisë.
“Bëhet fjalë për të sapolindurit që vështirë përshtaten në kushtet e jashtme dhe vështirë se mund të mbijetojnë, sidomos kur është fjala për të porsalindurit, ku më parë nëna ka pasur infeksion dhe ato ende në lindje janë me bronkopneumoni kongjenitale, sepse kongjenitale, edhe janë shumë të pazhvilluar, të gjitha organet janë të pazhvilluara, pa imunitet, ndërsa kanë një infeksion të fituar në shtatzëni”, deklaroi Viktorija Jovanovska, Drejtore e Klinikës Gjinekologjike dhe Obstetrike në Shkup.
Dilema është nëse fëmijët e lindur prej javës 22 duhet të futen në statistikat e zeza për shkak të rasteve në të cilat, edhe pse shumë rrallë, megjithatë mbijetojnë. Një shembull i tillë është ky i sapolindur, i cili tani është luftëtari më i vogël i gjinekologjisë. Është pranuar 60 ditë më parë, në moshën 23 javëshe. Nëse e fiton betejën, ai do të jetë fëmija i parë i lindur më herët në historinë e Maqedonisë. Por, pragu i llogaritjes së të sapolindurve do të mbetet nga java 22. Ndërkohë, do të investohet në pajisje të reja dhe personel mjekësor, i cili largohet vazhdimisht nga vendi.
“Nuk ekziston mekanizëm tjetër motivimi, me përjashtim të ofrimit të një sistemi të përshtatshëm të punës dhe edukimit dhe financiarisht të motivohen. Ne kemi rritur tashmë vlerën e pagimit të punës së natës, tashmë janë rritur kujdestaritë për mjekët dhe për stafin mjekësor me shkollë të mesme”, u shpreh Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
– Dhe për këtë keni pasur kritika nga stafi mjekësor …
“Besoni se ky ishte maksimumi, në të cilin sipas performancave ekonomike, që tani mundej të investohet në këtë pjesë të sistemit të kujdesit shëndetësor. Hapi tjetër është rritja e pagës, por ne nuk ndalemi me kaq” theksoi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Përndryshe, vlera e pagesës së punës së natës për të cilën flet Ministri është nga 416 në 512 denarë për kujdestari. Në pritje që diçka të ndryshojë, mbetet imazhi i keq i Maqedonisë, të cilin UNICEF e renditi në vend të dytë në Evropë, sipas shkallës së vdekshmërisë së foshnjave. Storja u transmetua në emisionin 360 gradë. /Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Taravari: Për një vit qeverisje, do të ketë rritje prej 15 për qind të pagave për punëtorët shëndetësor

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë