LAJMI I FUNDIT:

Rënia e temperaturave, sot mbyllet pishina e Gërmisë

Rënia e temperaturave, sot mbyllet pishina e Gërmisë

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se për shkak të rënieve të temperaturave sot do të mbyllet pishina e Gërmisë.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të komunës, ku ndër të tjera bëhet e ditur se do të bëhet edhe pastrimi i hapësirave të pishinës.


“Pishina e Gërmisë sot do të qëndrojë e mbyllur për shkak të motit  dhe pastrimit gjeneral që do t’i bëhet hapësirave të pishinës së Gërmisë”, thuhet në status. /Telegrafi/