LAJMI I FUNDIT:

Rëndohet gjendja epidemiologjike në Dibër

Rëndohet gjendja epidemiologjike në Dibër

Situata epidemiologjike në komunat Dibër dhe Qendrën Zhupa është në përkeqësim, e gjitha kjo për shkak të mosrespektimit të masave mbrojtëse, tha për AIM-në epidemiologun Mentor Mela.

Duke komentuar të dhënat e sotme për nëntë të infektuar dhe dy të vdekur në këtë zonë, Mela shton se numri është vërtet i madh.


“Në 24 orët e fundit, kishte nëntë të infektuar dhe dy të vdekur, të moshës 43 dhe 86 vjeç, që është një numër vërtet i lartë për zonën tonë. Të vdekurit janë nga komuna e Qendrës Zhupa. Numri i përgjithshëm i vdekjeve u rrit në 10, katër prej tyre në fazën e parë dhe gjashtë në fazën e dytë”, tha Mela, i cili është shefi i njësisë punuese të Qendrës për Shëndet Publik, e cila mbulon të dy komunat.

Ai shton se nëntë raste të reja janë nga 20 teste të kryera, ndërsa ke 11 rezultati është negativ./Telegrafi/