Conor McGregor ka rënë në pozitën e 12-të në renditjen e re të UFC-së, duke qenë se nuk e ka fituar as një meç në tre vitet e fundit.

Irlandezi është një prej emrave më të mëdhenj në sportet e përziera marciale (MMA), mirëpo karriera e tij e ka marrë teposhtën.

Si pasojë e problemeve të shumta jashtë tetëkëndëshit, ai nuk ka arritur ta rikthejë dominimin e tij brenda kafazit (duke kujtuar se ishte kampioni dyfishtë në vitin 2016).


Renditja e UFC-së:

1. Jon Jones2. Khabib Nurmagomedov3. Henry Cejudo4. Stipe Miocic5. Amanda Nunes6. Daniel Cormier7. Max Holloway8. Kamaru Usman9. Robert Whittaker10. Tony Ferguson11. Valentina Shevchenko12. Conor McGregor13. Dustin Poirier14. Israel Adesanya15. Tyron Woodley


Që prej humbjes nga Floyd Mayweather në boks, McGregor nuk ka arritur ta fitojë asnjë meç, edhe pse ai duel i solli shumë përfitime.

Ndërsa hera e fundit që ai është ndeshur, ishte meçi që e humbi nga Khabib Nurmagomedov në Las Vegas në vitin e kaluar. /Telegrafi/

telegrafi sport app