LAJMI I FUNDIT:

Renault merr dominimin botëror me shitje të veturave

Renault merr dominimin botëror me shitje të veturave

Kur mendojmë për prodhuesin më të madh të makinave, mendja na shkon tek Toyota, ose Honda, ose Volkswagen. Por, prodhuesi më i madh i makinave është tashmë aleanca Renault-Nissan, të cilët shitën 5,268,079 makina në gjysmën e parë të 2017.

Me këtë numër të veturave të shitura, Renault-Nissan ka lënë pas Volkswagen (5,155,591) dhe Toyota (5,129,000), si dhe General Motors të vendit të 4-t, me 4.7 miliona makina të shitura, shkruan technosot


Por, aleanca Renault-Nissan është pak më ndryshe se kompanitë e tjera. Renault dhe Nissan kanë secila aksionerë të ndryshëm, edhe pse përdorin teknologjitë dhe resurset e njëra tjetrës. Ndërsa Toyota, VW, dhe General Motors kanë secili aksionerët e vetë.

Ajo që i ka dhënë shumë dorë aleancës Franco-Japoneze ishte blerja e 34% të aksioneve të Mitsubishit nga Nissan vitin e kaluar.

Midis Renault, Nissan, dhe Mitsubishi, të treja këto kompani shitën 481,151 makina elektrike, numri i më i madh i shitjeve të këtyre lloj makinave në botë.