LAJMI I FUNDIT:

Renault Megane RS Trophy i ri: Kur teknologjia shfrytëzohët për ritje të performancës sportive

Renault Megane RS Trophy i ri: Kur teknologjia shfrytëzohët për ritje të performancës sportive

Adhuruesit e veturave sportive do të jenë më të kënaqur me performancën edhe më të madhe dhe me dizajn shumë më sportiv të Renault Megane RS Trophy të ri, i cili i shtohet linjës së Renault Sport duke zgjeruar familjen e versioneve Trophy që janë prodhuar qysh prej gjeneratës së parë të Megane RS.

Megane RS Trophy i ri vjen me një version flakë të ri të motorit 1.8. litra trubo, duke ofruar një fuqi prej 300 kuajfuqi krejt kjo falë shfrytëzimit të teknologjive pionere, sidomos për mbushësin e turbos dhe sistemin e shkarkimit.


Ky motor mund të kombinohet me një transmision manuel ose EDC kapje të dyfishtë.

Ky version është i pajisur me disqe bi-materiale specifike për rrota 19 inch të cilat kanë gomat të cilat mundësojnë performancë të lartë të brendit Bridgestone.

Dhe, për të pasur ndjenjën më të mirë në veturë, Menga RS Trophy i ri mund të përshtatet me gjeneratën e re Recaro të ulëseve të përparme.

Teksa ai përmbush nevojat e entuziastëve që po kërkojnë ekskluzivitet, versioni Trophy mbetet vetura e përshtatshme për përditshmëri, duek ofruar të gjitha veçoritë e Megane RS:

1. Aftësia për të përzgjedhur nivelin e vozitjes duke përdorur sistemin Multi-sense

2. Performanca e jashtëzakonshme e sistemit të ndriçimit, RS Vision.

3. Telemetria dhe sistemi i grumbullimit të të dhënave, RS Monitor.

“Kam qenë i pëfshirë në procesin e zhvillimit të Megane RS që prej vitit të kaluar dhe jam shumë i kënaqur që po shoh një version edhe më sportiv që i është shtuar familjes. Secila prej veçorive të reja në Megane RS Trophy të ri ofron performancë dhe ndjenjë më të madhe. Natyrisht se është pozitive që të ketë më shumë fuqi. Po ashtu jam kënaqur me ndjenjën e ofruar nga ulëset e reja: mbështetja që ato ofrojnë për vozitje sportive është e shkëlqyer”, u shpreh Nico Hulkenberg, Renault Sport Formula 1 ngasës dhe ambasador i Renault Sport.

Menga RS Trophy i parë doli në treg në vitin 2005 vetëm pesë muaj pasi doli në shitje Megane II RS. Paraardhësi i këtij modeli, Megane RS Trophy III, mbetet një legjendë e segmentit shumë të popullarizuar në Evropë – “Hot Hatch”. Për shumë vite me radhë i dominoi rekordet për vetura me tërheqje me rrotë të para në shtigjet më të famshme evropiane duke perfshirë shtegun më të famshëm në botë – Nurburgring. Mbetet të shihet se çfarë rekordi do të vendosë ky model – e sigurisht se do t’iu informojmë me kohë. /Telegafi/

Në trend Auto

Më shumë
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
Shitet për pjesë një Porsche Taycan Turbo, pësoi aksident pa kaluar më shumë se 25 kilometra

Shitet për pjesë një Porsche Taycan Turbo, pësoi aksident pa kaluar më shumë se 25 kilometra

Auto
Kalo në kategori