LAJMI I FUNDIT:

Renault Clio, Captur dhe Kadjar me ofertën më të mirë për 10 vjetorin e Pavarësisë (Foto)

Renault Clio, Captur dhe Kadjar me ofertën më të mirë për 10 vjetorin e Pavarësisë (Foto)
  • Veturat e reja të brendit më të shitur në Kosovë, Renault, ofrohen me 5 vjet garancion, si dhe 100 për qind financim të pagesës

  • Sigurimi Kasko dhe servisi për vitin e parë janë FALAS

  • Mundësi unike e financimit me vetëm 5% interes bankar

Veturat e reja të brendit më të shitur në Kosovë, Renault, ofrohen me 5 vjet garancion, si dhe me 100 për qind financim të pagesës, ndërsa sigurimi Kasko dhe servisi për vitin e parë janë FALAS

Treshja e famshme e prodhuesit më të madh francez, Renault, përkatësisht modelet Clio, Captur dhe Kadjar, të cilat po dominojnë në kategoritë përkatëse tani janë në ofertë atraktive në tregun kosovar.

Përfaqësuesi zyrtar i Renault për Kosovë, salloni AutoMita për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka vënë në kombinim tre modelet më të kërkuara të Renault, liderit global me shitje të veturave, i cili në vitin e kaluar ishte marka më e shitur edhe në Kosovë.

Më saktë, për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Automita ka ofruar modelet e famshme sikurse Clio, Captur dhe Kadjar me mundësi financimi deri në 100 për qind të vlerës së secilit model të Renault, dhe opsione të pagesës me këste deri në 84 muaj.

Mirëpo kjo nuk është e tëra, sepse në ofertën për modelet e fundit të Clio, Captur dhe Kadjar blerësit e veturave përfitojnë edhe 1 vit sigurim Kasko, 1 servis gratis, 5 vjet garancion, 5 për qind interes vjetor bankar, mundësi financimi të veturës deri në 100 për qind të vlerës.

Kësti mujor për Renault Clio është 127 euro, për Renault Captur të ri është 158 euro në muaj, ndërsa për Renault Kadjar pagesa mujore që bën klienti është 219 euro. Kalkulimi i këstit në këtë ofertë është bërë në rast se blerësi ka 20 për qind pjesëmarrje në pagesën e plotë.