LAJMI I FUNDIT:

Rektori, me urdhër politik, s’guxon ta prek Murat Mehën

Rektori, me urdhër politik, s’guxon ta prek Murat Mehën

Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës bëri shumë bujë në opinion publik kur mori vendim që t’ua ndërpres kontratat të gjithë atyre që kanë nga dy kontrata të rregullta, mirëpo doli se ky ishte një vendim selektiv.

Sipas burimeve të Gazeta Blic, në listën e profesorëve që nuk i është ndërprerë kontrata, përkundër që mban dy punë të rregullta, është Murat Meha.


Meha pos që është profesor i rregullt në Fakultetin e Ndërtimtarisë së Universitetit të Prishtinës, ai vazhdon që jetë edhe kryeshef i Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Sipas këtij burimi, rektorit i është kërkuar që të mos i shkëputet kontrata Mehës deri sa të dorëzohet raporti i Komisionit të Qeverisë për matjen e kufirit.

“Direkt i është kërkuar nga koalicioni PDK- LDK që Mehës mos t’i shkëputet kontrata. Madje, koalicioni e kishte dërguar një emisar special për këtë çështje”, tha ky burim i Gazetës.

Gazeta ka kontaktuar zëdhënësin e Universitetit të Prishtinës, Afrim Hoti, i cili ka thënë se kontrata u shkëputet vetëm atyre që kanë dy kontrata me orare të plota pune.

“Unë nuk po e di këtë informacion, por dëgjo. Nuk i shkëputet kontrata një personi që ka edhe një punë dytësore. D.m.th Universiteti ju ka shkëputur kontratën atyre profesorëve që kanë dy punë të rregullta, d.m.th dy punë nga tetë orë. Në të kundërtën nëse dikush ka një punë primare siç lejonë ligji dhe një punë tjetër dytësore dhe kemi iks raste të deputetëve, të partive në pushtet dhe të atyre opozitare që në qoftë se punën në universitet e deklarojnë si dytësore ne jemi krejt okej. Ne marrim masa ndaj atyre profesorëve që kanë dy puna me kohë të plotë”, ka thënë Hoti.

Pra përkundër që Murat Meha i ka dy vende pune, Menaxhmenti i UP-së e “amnistoi”.

Murat Meha, u bë shumë i njohur pas përplasjeve të shumta ndërmjet pushtetit e opozitës, për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Meha është në krye të këtij komisioni, i cili nga opozita dhe ekspertët po cilësohet se gaboi me demarkimin e kufirit me Malin e Zi./Gazeta Blic/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori