Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi ka prezantuar para mediave festivalin më të madh akademik të dijes në Kosovë dhe Evropë “Global UBT Fest 2021”. Në një konferencë për media, rektori Hajrizi ka thënë se ky festival ka zgjuar një interesim të madh te studentët, duke iu dhënë hapësirë atyre që të argëtohen dhe mësojnë nga një pikëpamje tjetër e shkencës dhe inovacionit.
“Studentët nga Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës, do të kenë mundësi përgjatë 30 ditëve të ndajnë përvojat e tyre, të mësojnë për tema të caktuara nga ekspertë vendorë e ndërkombëtarë të fushave të ndryshme, të ballafaqojnë idetë e tyre e të arrijnë në pika të përbashkëta që ndërlidhen me zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovacionin si faktor determinues të kësaj gjenerate”, ka thënë rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi.
Ai ka shtuar se interesimi i madh i studentëve dhe profesorëve nga mbarë bota për të qenë pjesë e një festivali të tillë, siç është “Global UBT Fest 2021”, ka bërë që edhe këtë vit UBT të sjellë pikëpamje të reja përmes aktiviteteve të ndryshme.
“Në kuadër të “Global UBT Fest 2021” do të kemi mbi 30 akademi verore, që nga fusha e shkencave kompjuterike e politike deri te agrikultura, bujqësia e shëndetësia. Nga realiteti virtual dhe imagjinata që ne kemi për shumëçka që na rrethon deri te tingujt e muzikës e ngjyrat e artit”, ka potencuar rektori Hajrizi.
“Global UBT Fest 2021” përveç akademive verore të cilat këtë vit do të vijnë me risi për secilën fushë veç e veç, do të përmbajë edhe forume, samite, gara, workshope, ekspozita, Start Up’, të cilat do të jenë përveç dije, shkencë dhe inovacion, në të njëjtën kohë edhe argëtim për të gjithë pjesëmarrësit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës
Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre