Rektori i UBT-së, Prof.Dr. Edmond Hajrizi ka qëndruar në Nju Jork. Ai në kuadër të agjendës për vendosjen e partneritetit akademik me universitete dhe institucione amerikane ka takuar udhëheqësit e shumë fakulteteve atje.

Sipas një njoftimi, rektori Hajrizi, gjatë qëndrimit në Nju Jork, ka zhvilluar takime të ndara me krerët e fakulteteve të st.Johns University, respektivisht udhëheqësit e katedrës juridike, biznesit dhe atij të komunikimit masiv.


Universiteti St. Johns, është përzgjedhur së fundi (2017) si një ndër kolegjet më të mira Kombëtarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

20504278 10213911044710462 38262315 n

Qëllimi i vizitës, sipas rektorit Hajrizi, ishte konsolidimi i bisedimeve në fushat e përbashkëta prioritare, që do të finalizohet së shpejti përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të bashkëpunimit.

Duke u bazuar në përshkrimet analitike të arsimit në Kosovë, Hajrizi në bashkëbisedim me krerët e këtij institucioni, ka ofruar një gamë të gjerë të mundësive të shkëmbimit ndërinstitucional.

20527311 10213911043670436 961936984 n

Me theks të veçantë, biseda është zhvilluar rreth politikave programore, rritjes së performancës dhe përmirësimit të kurrikulave akademike, shkëmbimit të stafit dhe studentëve gjithnjë në kuptim të ngritjes dhe përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies, ngritjes së strukturave dhe nivelit të kërkimit shkencor, në përputhje me standardet e aplikuara amerikane.

Qëllimi i vizitës në Nju Jork kishte të bënte gjithashtu, edhe me një pikë tjetër strategjike për UBT-në me institucione amerikane, respektivisht ngritjes dhe forcimit të Qendrës Euro-Atlantike, si dhe implementimi i një sërë projektesh të përbashkëta, të cilat do të iniciohen me konsolidimin e qendrës.

20561982 10213911044470456 1311643366 n

Rektori Hajrizi ka zhvilluar gjithashtu një vizitë në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku është njohur nga afër me programet e saja socio-ekonomike dhe zhvillimore, me ç'rast ka vizituar edhe zyrën e Radio-Televizionit 21 ku u prit nga korrespondenti Halil Mula, si i vetmi medium/gazetar nga Kosova me akreditim në Kombe të Bashkuara.

20562969 10213911043590434 1936260842 n 1

Rektori Hajrizi u shpreh i nderuar edhe nga pritja e rezervuar në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës nga diplomatët dhe ambasadorja Teuta Sahatqija, e cila vlerësoi lart kontributin e UBT-së në promovimin e arsimit të Kosovës në planin ndërkombëtar. Ajo iu referua një sërë storieve të suksesit që UBT ka arritur në kompeticione ndërkombëtare, ndërsa e ka vlerësuar si një zhvillim të natyrshëm.

Nga ana e tij, Rektori Hajrizi u shpreh se u ndje mjaft i kënaqur dhe i nderuar nga vizita në Nju Jork dhe theksoi, edhe një here, angazhimin e tij personal në realizimin e projekteve me institucione amerikane të arsimit të lartë.