LAJMI I FUNDIT:

”Rektor, ju e thyet statutin e Universitetit”

”Rektor, ju e thyet statutin e Universitetit”

Senatorët i janë drejtuar Rektorit të Universitetit Kiril dhe Metodij Velimir Stojkovski lidhur me mos organizimin e seancës së Senatit të Universitetit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Statuti i UKM-së thotë se Senati thirret me kërkesë të një të pestat e senatorëve të Universitetit. Tani janë mbledhur më shumë se numri i kërkuar dhe ju ende nuk jeni duke thirrur mbledhje. Ju jeni duke thyer nenin 111 të statutit të UKM-së që është i shenjtë për Universitetin.” thonë në mes tjerash profesorët që janë edhe në senat Vlatko Korobar, Maja Stevanoviq, Emilia Simoska, Gordana Buzharovsk, Maja Bojaxhievsk, Lidija Stojanoviq-Lafazanovska, Elizabeta Kasapova dhe Emilia Fidançevska./Telegrafi/