Rekordi i Moise Kean nuk zgjat as 24 orë, Pellegri i shënon Romës me vetëm 16 vjet (Video)

Ka ardhur një rekord i ri në futbollin italian, Serie A.
Është sulmuesi i talentuar italian, Pietro Pellegri, i cili ka shënuar golin e parë në ndeshje ndaj Romës.
Sulmuesi i Genoas me këtë gol hyn edhe në histori të Serie A si futbollisti i parë i lindur më 2001 që ka shënuar gol dhe me këtë rast edhe lojtari më i ri që ka lindur në shekullin XXI dhe ka realizuar gol.
Pellegri është i lindur 17 mars të vitit 2001, ndërsa goli i tij erdhi në minutën e tretë të ndeshjes pas asistimit të Darko Lazovic.
Deri më tani futbollisti më i ri që ka shënuar gol ishte talenti i Juventusit, Moise Kean, i cili shënoi në ndeshje ndaj Bolognas, e fituar me rezultat 2-1. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x5o72y4_pietro-pellegri-goal-vs-as-roma-0-1_sport





































