Los Blancos fituan me rezultat 6-0 kundër ekipit katalunas, ndërsa tre nga golat i realizoi portugezi.

Por, duhet kujtuar se edhe në ndeshjen e parë sezonale ndërmjet këtyre dy skuadrave, 30-vjeçari i shënoi pesë gola.


Dhe nëse i mbledhim, në total janë tetë gola të shënuar nga Ronaldo kundër Espanyolit brenda këtij sezoni.

Në këtë mënyrë, ai vë një rekord botëror duke u bërë lojtari i vetëm në këtë shekull që ka shënuar tetë gola ndaj të njëjtit kundërshtar brenda një sezoni kampional. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app