LAJMI I FUNDIT:

Rekord në shitjen e biletave – “Në kuadër të dashurisë” shfaqet në Shkup

Rekord në shitjen e biletave – “Në kuadër të dashurisë” shfaqet në Shkup

Dje në mbrëmje (26 tetor) në Shkup është mbajtur premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”.

Yjet e këtij filmi Luiz Ejlli dhe Ylber Bardhi u pritën nga fansa të shumtë në “Cineplexx” në qendrën tregtare “City Mall”.

Para shfaqjes së filmit Luizi dhe Ylberi realizuan foto me të pranishmit. Luizi tha se është mjaft i kënaqur me ecurinë e filmit dhe mënyrën se si e kanë pritur dashamirët e artit.


Megjithatë ai tha se vlerësimi duhet t’u lihet profesionistëve.

“Besoj se deri tani ka pasur rekord dhe më bëhet zemra mal, pasi unë jam pjesë e kësaj. Uroj që të ketë edhe pjesë të tjera të filmit por njëherë dua të pushoj”, tha Luizi.

“Kam vrapuar nëntë herë, aty u dobësova” – Luiz Ejlli flet për skenën më të vështirë në filmin “Në kuadër të dashurisë”
Lexo po ashtu “Kam vrapuar nëntë herë, aty u dobësova” – Luiz Ejlli flet për skenën më të vështirë në filmin “Në kuadër të dashurisë”

Ai tha se në mend e ka të bëjë edhe dokumentar, në të cilin do të jetë pjesë edhe Kiara.

“Mendoj ta bëj dokumentarin ‘Në kuadër të dashurisë’ ‘for real’ pasi do jem unë dhe do jetë Kiara. Do të fillojë nga ajo ku isha dhe ku arrita, në të cilin do të dalin në pah meritat e atyre që ma kanë mundësuar të jem këtu ku jam me të vërtetë, e jo ata që hiqen se më kanë ndihmuar”, tha Luizi.

Ai për Telegrafi Maqedoni tha se është mjaft i kënaqur me pritjen e tij dhe të filmit nga publiku në Maqedoninë e Veriut.

Ndryshe, “Në kuadër të dashurisë” është filmi i parë prodhim i Top Channel Films, ndërsa nga realizuesit kanë thënë se do të ketë premiera në të gjitha vendet ku ka shqiptarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori