Rekord në NBA, Kevin Love realizon 34 pikë në çerekun e parë (Video)

Kevin Love ka thyer një rekord në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.
Basketbollisti i Cleveland Cavaliers ka shënuar 34 pikë në çerekun e parë të ndeshjes kundër Portland TrailBlazers.
Në këtë formë Love u bë më i miri në histori të NBA-së për pikë të shënuara në një çerek.
Përndryshe, Cavaliers triumfuan me rezultat 137-125 derisa LeBron James përfundoi takimin me ‘triple-double’ prej 31 pikëve, 13 kërcimesh dhe 10 asistimeve. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
24/11/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































