Kuvendit të Kosovës më në fund i janë rekomanduar emrat për kryetar dhe katër anëtarë të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), i cili bord është jofunksional prej 30 marsit 2021.
Pas përfundimit të procesit të intervistimit, anëtarët e komisionit vendorë dhe përfaqësuesit e projektit të Ambasadës Britaneze kanë selektuar kandidatët meritorë, duke i radhitur sipas poentimit, të cilat selektime, në fund kanë rezultuar se dallojnë shumë. Derisa për përfaqësuesit e projektit britanik, kandidatja më e suksesshme për anëtare të OSHP-së është vlerësuar Vjosa Gradinaj-Mexhuani, për anëtarët e komisionit vendorë kjo kandidate nuk është vlerësuar fare për tu rekomanduar për anëtare të OSHP-së.
Vendorët për kryetar të OSHP-së e kanë vlerësuar më së shumti me pikë dhe e kanë rekomanduar kandidatin Ardian Behra, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Betimi për Drejtësi” ka monitoruar dhe raportuar sistematikisht tërë procesin e vlerësimit të të gjithë kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të OSHP-së.
Anëtarët e komisionit për përzgjedhje të bordit të OSHP-së, në përbërje të gjykatësit Hajriz Hoti nga Gjykata Themelore në Prishtinë, gjykatëses Mejreme Memaj nga Gjykata Supreme si dhe gjykatësit Nenad Llaziq nga Gjykata e Apelit, kanë rekomanduar për kryetar të OSHP-së kandidatin Ardian Behra, ndërsa për anëtarë kanë rekomanduar kandidatët Hasim Krasniqi, Faruk Rexhaj, Adem Spahiu si dhe Ruzhdi Morinën.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e projektit të Ambasadës Britanike, Anne Montgomery dhe Gordon Rayan, kanë vlerësuar me pikë maksimale për anëtarë të OSHP-së kandidaten Vjosa Gradinaj-Mexhuani, ndërsa për kryetar të OSHP-së poashtu njëjtë kanë rekomanduar kandidatin Ardian Behra. Ndërsa për anëtarë të tjerë të OSHP-së kanë rekomanduar kandidatët Ruzhdi Morina, Boban Petkovic, Faruk Rexha, Shqipe Hoti dhe Gazmend Gashin.
Në bazë të Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, pas intervistimit të këtyre kandidatëve, organi përzgjedhës i pavarur listën e kandidatëve të përzgjedhur ia dorëzon Kuvendit, ndërsa Kuvendi i emëron kandidatët me pikët më të larta për pozitën e kryetarit dhe për secilën pozitë të lirë të anëtarëve të OSHP-së.
Ndryshe, për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të bordit dhe kryetarit të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit kanë aplikuar 27 kandidatë, ndërsa procesit të intervistimit deri më tani iu kanë nënshtruar 20 kandidatë, 7 kandidatë për arsye të ndryshme janë tërhequr nga procesi.
Sipas paragrafit 2 të nenit 100 të Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, 90 ditë para skadimit të mandatit të kryetarit dhe anëtarëve të OSHP-së, Qeveria i propozon Kuvendit së paku dy kandidatë për pozitën e lirë të kryetarit të OSHP-së dhe së paku dy kandidatë për pozitën e lirë të anëtarëve të OSHP-së.
Qeveria Hoti kishte shpallur konkurs për kryetar dhe anëtarë të OSHP-së më 12 janar 2021, pasi që më 31 mars 2021 kryetarit dhe anëtarëve aktual do t’u skadonte mandati.
Mirëpo, pas ndryshimit të qeverisë, në maj të vitit 2021 Qeveria Kurti ka anuluar konkursin paraprak dhe ka hapur konkurs të ri për të cilin është duke u zhvilluar procedura e rekrutimit prej datës 11 tetor 2021.
Ndërkohë, të martën është zhvilluar dita e shtatë e procesit të përzgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve, në të cilën dy kandidatë i janë nënshtruar procesit të intervistimit, ndërsa sipas agjendës kanë qenë të planifikuar katër kandidatë. Kjo pasi që dy kandidatët e paraparë për intervistim për ditën e martë, Ardita Morina dhe Pranvera Maloku, janë tërhequr nga ky proces i intervistimit. Gjatë takimit të sotëm, fillimisht është bërë poentimi i kandidates së ditës së hënë, poentim i cili nuk ishte bërë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike dhe më pas ka vazhduar procesi i intervistimit dhe poentimit të kandidatëve të mbetur si nga anëtarët e komisionit e ashtu edhe nga përfaqësuesit e projektit britanik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos