Reklamat qeveritare do t’i kushtonin RMV-së mbi 5 milionë euro, 80% të parave do t’i merrnin 5 televizione

Deputetët e shumicës parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut kanë dorëzuar propozim-ndryshime të Ligjit për Shërbime Audio dhe Audiovizuale, e cila është caktuar si pikë e rendit të ditës në seancën e sotme të 91-të të Kuvendit. Ndryshimet ligjore janë propozuar nga pesë deputetët të pushtetit, a me atë kërkohet që të fshihet neni 102 i Ligjit, me të cilin është ndaluar derdhja e parave shtetërore për fushata në mediat private.
Shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM në 100 ditët e para të marrjes së qeverisjes në shtator të vitit 2017-të e miratuan nenin 102 të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, me të cilën u ndalua praktika e deriatëhershme e pushtetit të VMRO-DPMNE-së së Nikolla Gruevskit për reklamim qeveritar në media.
Në ndryshimet e propozuara ligjore thuhet se Qeveria ka për obligim që gjatë një viti kalendarik të zbatojë së paku 1 a më së shumti 4 fushata nga interesi publik në nivel qendror. Kuvendi, nga ana tjetër, do të formojë Komision të veçantë për miratimin e fushatave të interesit publik në nivel qendror, njofton Portalb.mk.
Me ndryshimet qendrore, përveç që largohet ndalesa e reklamimit të këtillë, vendoset edhe obligim që shteti dhe komunat të kenë një deri në 4 fushata publike në vit të cilat do të transmetohen në televizionet dhe radiot komerciale. Financimi i fushatave me interes publik do të sigurohet nga buxheti në lartësi prej 0,1%.
Buxheti për vitin 2023 parashikohet të jetë 5,3 miliardë euro. Sipas përllogaritjes, i bie që të harxhohen 5,3 milionë euro për reklama qeveritare. Mbi 4,2 milionë euro prej kësaj shume, do t’i shfrytëzonin 5 televizionet nacionale të RMV-së Telma, Alfa, Alsat, Kanal 5 dhe Sitel.
Shuma për reklama do të rritet ose zvogëlohet në raport me rritjen ose zvogëlimin e buxhetit.
Prej tyre, 80% janë për qëllime të fushatave të interesit publik të cilat do të transmetohen vetëm në televizionet nacionale, ndërkaq 20%, për televizionet rajonale dhe radiot në nivel shtetëror dhe rajonal.
Në lidhje me ndryshimet e propozuara, ambasadori i BE-së në vend, Dejvid Gir, tha për “Slloboden Peçat” se ndryshimet ligjore të propozuara me procedurë të shkurtër ngritin çështje të rëndësishme lidhur me pavarësinë e mediave dhe më gjerë me interesin publik.
“Siç theksuam më herët, këto ndryshimet duhet të jenë kompaktibile me standardet dhe praktikat më të mira të BE-së dhe të bëhen në bazë të konsensusit politik dhe pas konsultimee me të gjithë aktorët relevant”, deklaroi ambasadori Gir.
Përndryshe, zëdhënësi i Qeverisë Dushko Arsovski dhe bashkëpunëtori qeveritar për energjetikë, Viktor Andonov sot paralajmëruan aktivitete informative-edukative të Qeverisë nën sloganin “Kursejmë bashkë sot që të kemi nesër”. Qeveria paralajmëroi se do t’i edukojë dhe motivojë qytetarët që në mënyrë më efikase ta shfrytëzojnë energjinë elektrike dhe të kursejnë rrymë, por nga qeveria tani për tani nuk paralajmëruan se këto aktivitete do të transformohen në fushata reklamuese me spote të paguara në televizione dhe radio.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?