LAJMI I FUNDIT:

Reka: Kemi guximin dhe kapacitetet për të avancuar me agjendën evropiane

Reka: Kemi guximin dhe kapacitetet për të avancuar me agjendën evropiane

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti në takim Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, e cila i’a uroi detyrën e re , duke shprehur gatishmërinë e Zyrës së Bashkimit Evropian për të mbështetur integrimit Evropian të Kosovës.

“Me këtë rast Ministri Reka theksoi prioritet e Qeverisë Kurti ku, theks të veçantë do të ketë përkushtimi për zbatimin e agjendës evropiane. Kjo nënkupton koordinim më i mirë dhe mobilizim të tërë spektrik politik e civil për përmbushjen e kritereve që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe dokumenteve tjera përcjellëse të saj.

Në aspektin afatshkurtër, Ministri Reka potencoi rëndësinë dhe domosdoshmërinë për të finalizuar Liberalizimin e Vizave për qytetarët e Kosovës, si një çështje shumë gjatë e prolonguar. Po ashtu, Ministri Reka ritheksoi zotimet e Qeverisë Kurti se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në sigurimin e zbatimit të sundimit të rendit dhe ligjit si komponentët kryesore që kontribuojnë në këtë drejtim.

Po ashtu, me këtë rast Ministri Reka dhe Ambasadorja Apostolova u pajtuan që të punojnë në një agjendë të përbashkët më të intensifikuar, si dhe të shtojnë më tej koordinimin teknik dhe profesional me Ministrinë e Integrimit Evropian si institucion përgjegjës për koordinimin e procesittë integrimit evropian në nivel vendi”, thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu, Ambasadorja Apostolovatheksoi se:” Ministria e Integrimit Evropian është partneri kryesor i BE-së në Qeveri. Ajo shtoi se duhet të jetë në qendër të qeverisë, duke udhëhequr ministritë e linjës për të çuar përpara reformat evropiane të Kosovës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori