Në pamundësi për tu takuar si pasojë e pandemisë, ministri në detyrë i Integrimit Evropian, Blerim Reka, sot zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, ndërsa kanë folur për marrëveshjen lidhur me procesin integrues në Bashkimin Evropian.
Në njoftimin për media thuhet se gjatë kësaj bisede të dy u shprehën të kënaqur për nënshkrimin ndonëse në distancë të “Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës Së Shqipërisë dhe Ministrisë së Integrimit Evropian të Republikës së Kosovës për Mbështetjen e Ndërsjellë në Kuadër të Përgatitjes për Hapjen dhe Zhvillimin e Negociatave të Pranimit”.
Ministrat Reka dhe Cakaj, konstatuan rëndësinë e kësaj marrëveshje për bashkëpunimin bilateral në përgatitjen ndër-institucionale për procesin integrues në Bashkimin Evropian.
Reka, i uroi homologut të tij Cakaj për rekomandimin e Komisionit Evropian, për hapjen e negociatave anëtarësuese në Bashkimin Evropian të Republikës së Shqipërisë, ndërkaq që ty së bashku ndanë shpresën që Kosova, të gëzojë liberalizimin e vizave, dhe së shpejti, të fillojë përgatitjet për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.
Në bisedën telefonike, ata e vlerësuan si shumë të rëndësishme edhe anën praktike të kësaj marrëveshje, përmes së cilës zyrtarët dhe ekspertët nga të dy anët e kufirit, do të punojnë së bashku, duke këmbyer dijen dhe përvojat, brenda mekanizmave dhe strukturave institucionale, që do të krijohen në përputhje me këtë kornizë bashkëpunimi.
“Në veçanti, duke u përqendruar në krijimin e strukturave negociuese për negociatat anëtarësuese, të grupeve të ekspertëve sipas kapitujve negociues dhe për procesin e vlerësimit të screeningut. Në funksion të jetësimit të kësaj marrëveshje, do të formohet Komiteti i Përbashkët, i cili do të mblidhet dy herë në vit për të shqyrtuar planet e veprimit 6 mujore”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim bëhet e ditur se “ishte pajtim i përbashkët se bashkimi i kapaciteteve administrative ndër-shtetërore, përmes bashkimit të kapaciteteve profesionale, reduktimit të kohës dhe kursim buxhetesh, përveç avancimit të resurseve institucionale përgatitore për fazat e ardhshme integruese, do ta shpejtojë edhe përkthimin e filluar në gjuhën shqipe të drejtës së BE (acquis) për të dyja vendet”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit