Rejan Etemi: Mundësitë për artin nuk janë për secilin!

Rejan Etemi është një artist që vjen nga qyteti Tetovës. Një njeri plot me entuziazëm dhe dashuri të veçantë për artin, e që ka arritur të ekspozojë në shumë vende të Europës. Në intervistën për Telegrafin Rejani tregon për karrierën e tij të suksesshme. Pasion dhe vullnet për të bërë punë të mirë, thotë ai.
Intervistoi: Aroma Aliti Që sa kohë keni filluar të merreni me këtë profesion? Arti tek unë ka filluar bashkë me hyrjen time në shkollë, domethënë prej atëherë e kam ndjerë si lëndë më shumë, por si profesion kam filluar t’a ushtrojë që me mbarimin e studimeve posdiplomike në Prishtinë.
Sa janë njerëzit të interesuar për pikturën apo artin? Interesim ka jashtëzakonisht shumë, nëse do krahasoja me të kaluarën, por kuptohet mundësitë nuk janë për secilin edhe pse dëshira ekziston patjetër.
Edhe pse fokusi im më shumë është arti mural kuptohet sipas preferencave të klienteles. Por ama këtë vit i kam frekuentu shumë kolonitë artistike si në Rumani, Moldavi, Pejë- Rrugovë, Prizren, etj.
Rejani do të vazhdojë të krenojë Tetovën edhe më shumë, ndërsa neve na ngelet që t’i urojmë suksese në punët e tij në vazhdim. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































