LAJMI I FUNDIT:

Reja zbulon listën për tri ndeshjet e muajit tetor të Shqipërisë, dënon pesë yje duke mos i ftuar

Reja zbulon listën për tri ndeshjet e muajit tetor të Shqipërisë, dënon pesë yje duke mos i ftuar

Edoardo Reja ka zbuluar listën e Kombëtares së Shqipërisë për tri ndeshjet e muajit tetor.

Kuqezinjtë do të luajnë fillimisht ndaj Armenisë një ndeshje miqësore më 7 tetor në udhëtim, ndërsa pastaj presin dy luajnë në Ligën e Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, përsëri në udhëtim.

Për këto tri sfida, Reja ka ftuar 29 futbollistë ku bien në sy prurje të reja.


Portieri Marco Molla është ftuar për herë të parë, ndërsa ‘sefte’ në listën e Kombëtares A janë edhe Albi Doka, Jon Mersinaj, Enis Çokaj dhe Sherif Kallaku.

Ndërkohë përveç pesë prurjeve të reja, trajneri italian ka dënuar edhe pesë senatorët e Kombëtares.

Bëhet fjalë për kapitenin Elseid Hysaj,Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Armando Sadiku dhe Odise Roshi.

Këtë dënim të heshtur Reja e mori pasi lojtarët kishin marrë pjesë gjatë grumbullimit në fejesën e lojtarit të Akhmat Grozni, Odise Roshit.

Kujtojmë që Shqipëria muajin e kaluar kishte humbur në shtëpi 0-1 nga Lituania. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori