Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2669 testime për coronavirus, dhe janë regjistruar 517 raste të reja.

Prej raste të reja në Shkup - 261, Manastir - 31, Kavadar - 24, Prilep dhe Veles - 22, Kumanovë - 18, Tetovë - 16, Kërçovë - 14, Gostivar dhe Shtip - 13, Ohër - 12, Kriva Pallanka - 11, Strumicë - 10 , Strugë dhe Negotinë - nga 8, Koçani, Gjevgjelia, Sveti Nikolla dhe Resnja - nga 5, Dibra dhe Demir Hisari - nga 4, Radovishi, Dellçeva, Valandova, Bogdanci, Kratovë dhe Demir Kapi - nga 1.


Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit 9 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërsa nga sistemi "Termini im" janë paraqitur edhe 4 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 18 shkurt deri 21 shkurt 2022.

Ndërkaq ISHP ka regjistruar 1.022 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 296.229, prej të cilëve 282.604 janë shëruar, ndërsa 8.918 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 deri sot (25 shkurt) është 4.644./Telegrafi/