Regjistrohen 124 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit: Janë kryer 1798 analiza dhe janë regjistruar 124 raste të reja me KOVID-19.
Prej rasteve të reja, Shkupi ka 67, Manastiri - 24, Prilepi - 8, Ohri - 5, Berova - 4, Tetova dhe Kërçova - 3, Kumanova - 2, Kavadari, Velesi, Gostivari, Strumicë, Koçani, Resnja, Dellçeva dhe Kratovë - nga 1.
Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (124), janë regjistruar 22 riinfeksione, kurse po ashtu ka pasur edhe shërime. 114 të shëruar janë regjistruar nga: Shkupi - 66, Manastiri - 21, Berova dhe Tetova - 4, Kumanova dhe Strumica - 3, Prilepi, Kavadari, Shtipi dhe Radovishi - 2, Kërçova, Velesi, Resnja, Dellçeva dhe Kamenica e Maqedonisë. - 1. Gjatë 24 orëve të fundit dhe në përputhje me Regjistrin e të Vdekjeve me diagnozë KOVID-19 nga Moj Termin nuk është raportuar për persona të vdekur.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 309.434, numri i të shëruarve është 299.653, numri i të vdekurve është 9.278 dhe numri i rasteve aktive është 503./Telegrafi/



















































