LAJMI I FUNDIT:

Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, 48 mijë persona janë analfabetë në Shqipëri

Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, 48 mijë persona janë analfabetë në Shqipëri

Të dhënat e Censit, thonë se 48 mijë shqiptarë apo 2.2% e popullsisë në Shqipëri nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë.

Kjo është një rënie e lehtë nga viti 2011, në atë kohë kur analfabetizmi ishte i përhapur në 2.8% të popullsisë.

Gjatë një periudhe 12-vjeçare ka një rënie me 40 % të numrit të analfabetëve.


“Do të thotë që shoqëria ka reaguar pozitivisht ndaj kësaj dukurie. Vetë shoqëria ka filluar të lëvizë, të veprojë”, u shpreh Shezai Rrokaj, pedagog i Gjuhësisë.

Nga 48 mijë analfabetë, 21 mijë janë persona me aftësi të kufizuara, duke zënë kështu 44% të totalit të analfabetëve në vend.

“Është një problem për shkollën shqiptare. Nuk kemi një shkollë për të përgatitur mësues për të trajtuar këto kategori. Në fakultetin tonë kemi studentë dhe ka vështiresi në aksesin te njohuritë që ne japim”, shtoi Rrokaj.

Analfabetizmi rezulton të jetë më i përhapur te femrat sesa tek meshkujt.

Shumica e qytetarëve që nuk dinë të shkruajnë dhe lexojnë shqip janë mbi 35 vjeç, ndërsa 16% i përkasin grupmoshës nga mosha 10-35 vjeç./TV Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori