LAJMI I FUNDIT:

Regjisori Korab Lecaj merr çmim për regji në New York

Regjisori Korab Lecaj merr çmim për regji në New York

Regjisori i filmit “Klithma”, Korab Lecaj, është shpërblyer mbrëmë me me çmimin special “Outstanding Achievement in Directing” apo “Arritje të jashtëzakonshme në regji”, në edicionin e 9-të të International Filmmaker Festival of New York”, festival i cili tradicionalisht mbahet në New York, SHBA

Ky çmim regjisorit Lecaj i është ndarë për regjinë në filmin “Klithma”, i cili ka qenë në garë me dhjetëra filma të regjisorëve të huaj, në festivalin e New York-ut.


“Jam shumë i lumtur që filmi ynë është shfaqur për publikun amerikan. Gëzohem që rrëfimi ynë ka garuar me filma të regjisorëve të njohur ndërkombëtar. Për mua dhe karrierën time si regjisor, çmimi “Arritje të jashtëzakonshme në regji”, ka shumë domethënie”, ka deklaruar regjisori Lecaj.

Festivali “International Filmmaker Festival of New York” është mbajtur nga 28 deri më 31 gusht, transmeton Telegrafi.

Ndryshe ky është çmimi i pestë për filmin “Klithma”.Ky film është shpërblyer edhe në festivalet:

-Best Short Film – West Nordic International Film Festival (Norvegji)
– Best Editing – 7th Indian Cine Film Festival (Indi)
– Best Screenplay – Festivali i filmit “Hyjnesha në Fron” (Kosovë)
– Best Cinematography – Asociacioni i Kinematografëve të Bosnjës dhe Hercegovinës

/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori