Richard Lee ka aplikuar përmes internetit, për vazhdimin e pasaportës së Zelandës së Re, meqenëse i ka kaluar afati i asaj që e ka për momentin.

Por, aziatiku 22-vjeçar është befasuar kur i është kthyer prapa aplikimi, meqenëse konsiderohet se ai po i mbanë sytë mbyllur, transmeton Telegrafi.


Megjithëse studenti i inxhinierisë shihet çartë se i ka sytë e hapura, sistemi e ka refuzuar duke i kërkuar pamje tjetër, të denjë për dokument udhëtimi.

“Pa hatër mbetje, unë e di që i kam sytë e vegjël dhe sistemi është i vjetruar. Mu desh të bëja një kërkesë speciale dhe tani e kam pasaportën e re”, ka shkruar ai përbri fotografive të postuara.

Autoritetet për çështje të brendshme, po e konsiderojnë këtë rast si pikënisje, që të bëhet më shumë në sistemet që punojnë përmes internetit, në mënyrë të mos kenë lajthitje apo gabime të tilla. /Telegrafi/

A screenshot of New Zealand man Richard Lee's passport photo rejection notice, supplied to Reuters December 7, 2016. Richard Lee/Handout via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS PICTURE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. EDITORIAL USE ONLY. NO RESALES. NO ARCHIVE. THE SECTION WITH THE RED MARK WAS CIRCLED AT SOURCE.