LAJMI I FUNDIT:

Refuzohet ankesa e kandidatit të pavarur për kryetar komune

Refuzohet ankesa e kandidatit të pavarur për kryetar komune

Gjykata administrative e refuzoi ankesën e kandidatit të pavarur për kryetar të komunës Çuçer Sandevë, Goran Çekalloviq, pasi që kandidatura e tij nuk kaloi te Komisioni zgjedhor komunale dhe gjykata vendosi se ankesa e tij është e pabazë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çekalloviq nuk e ka plotësuar në tërësi procedurën, gjegjësisht, nuk e ka paraqitur në afatin e caktuar xhiro-llogarinë e veçantë, që është kusht që një person të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Maqedoni.


Duke pasur parasysh se afati për paraqitjen e kandidatëve të pavarur kaloi, ndërsa gjykata nuk e pranoi ankesën e tij, nëse nuk merr përkrahje nga ndonjë parti politike ai do të mbetet jashtë garës për kryetar komune. Në këtë komunë janë paraqitur madje katër kandidatë të pavarur për kryetar komune./Telegrafi/