Refuzimi estetik dhe fletërruféja

Nga: Muhamet Hamiti
Llazar Gushon, alias Lasgush Poradecin, poetin më të madh shqiptar të shekullit XX, diktatura e Enver Hoxhës e akuzonte se bëhej “pengesë për përhapjen dhe leximin e librit”. Patjetër edhe për “shkelje të disiplinës proletare”!
Marie Poradeci, e bija e Poetit, ka rrëfyer kështu:
"Një ditë shoqja e bibliotekës i tha: - që PERSONI që nuk dorëzon librin në afat dënohet me ligj. Pse si thotë ligji? - pyeti Llazar Gusho -ja. - Po ja - i tha shoqja e bibliotekës duke e përsëritur edhe një herë. - PERSONI që nuk dorëzon librin në afat dënohet me ligj. - E po mirë tha Lazari - këtu nuk thotë ligji asgjë për mua, sepse unë nuk jam PERSON, jam PERSONALITET."
Ky ishte refuzimi estetik që Lasgushi i bënte diktaturës së Enver Hoxhës.
Veç Lagushit, fletërrufé i drejtonin edhe Eqrem Çabejt, gjuhëtarit më të madh shqiptar të shekullit XX.










































