LAJMI I FUNDIT:

Refugjatë sirianë bllokohen në Shqipëri

Refugjatë sirianë bllokohen në Shqipëri

Policia Kufitare e Gjirokastrës tha se bllokoi 15 refugjatë sirianë në brendësi të territorit shqiptar. Sipas burimeve policore shqiptare, mes refugjatëve kishte gra dhe fëmijë, të cilët po marrin trajtim ushqimor dhe shëndetësor në një strehë të përkohshme ngritur në anën shqiptare të kufirit.

Grupet e refugjateve kishin hyrë nga Greqia dhe kishin destinacion final vendet evropiane për t`u bashkuar me familjarë të tyre. Policia shqiptare pritet t`i riatdhesojë refugjatët në Greqi, vendi nga ata u drejtuan drejt kufirit shqiptar.

Përmbytja e një strehimoreje në Janinë dy ditë më parë, ku ndodheshin mbi 1000 refugjatë sirianë, ka rritur tendencën e trafikantëve të qenieve njerëzore për t`i transportuar familjet siriane drejt Shqipërisë, transmeton VOA.


Autoritet greke në Janinë kanë deklaruar se do të përshtatin mjedise të tjera më të sigurta ku refugjatët do të kalojnë dimrin. Policia shqiptare krahas pjesëtarëve të ruajtjes së kufirit ka përfshire edhe një repart të policisë DELTA, i cili kryen herë pas here bllokime të grupeve të refugjatëve në terren.

Ndërsa në anën greke të kufirit pika të shumta kontrolli janë ngritur kohët e fundit nga policia greke, kryesisht për të frenuar trafikun e refugjateve dhe te transportimit te lëndëve narkotike nga Shqipëria.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori