LAJMI I FUNDIT:

Reformat në arsim do të bëhen me pjesëmarrje të mësimdhënësve

Reformat në arsim do të bëhen me pjesëmarrje të mësimdhënësve

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska sot realizoi takim me përfaqësues të Plenumit të mësimdhënësve, me të cilët janë diskutuar problemet e mbledhura shumëvjeçare në arsim.

Në këtë takim ministrja Deskoska ka paralajmëruar më shumë reforma në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë, duke theksuar se çdo reformë do të bëhet me pjesëmarrje të palëve të prekura në arsim, gjegjësisht në procesin e vendimmarjes në politikë duhet të përfshihen ata që personalisht i përjetojnë problemet në fjalë.


Përfaqësuesit e Plenumit kanë shprehur falënderimin e tyre për shfuqizimin e testimit ekstern dhe kanë shtuar se obligimet administrative, si planet vjetore dhe tematike, paraqesin një ngarkesë të panevojshme administrative.

Mësimdhënësit poashtu kanë kërkuar që fondi i orëve të mësimit klasor të planifikohet përsëri, pasi që vlerësojnë se nxënësit janë tepër të ngarkuar për moshën e tyre dhe e theksuan mbingarkesën si një ndër shkaqet kryesore për suksesin e ulët të nxënësve.

Ministrja Deskoska u falënderua për pjesëmarrjen e mësimdhënësve dhe për idetë e dobishme që kanë ofruar, duke thënë se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tutje./Telegrafi/