LAJMI I FUNDIT:

Referendum në UKM, fati i Parlamentit Studentor në duart e studentëve (Video)

Referendum në UKM, fati i Parlamentit Studentor në duart e studentëve (Video)

Plenumi studentor sot për herë të parë organizoi referendum i cili u zhvillua në 20 fakultete të Universitetit ‘’Shën Kirili dhe Metodi’’.

Studentët e këtij universiteti përmes votimit të fshehtë kishin mundësi të deklarohen se çfarë organizimi studentor duan, se a duhet Parlamenti Studentor të jetë në suaza të Universitetit ‘’ Kirili dhe Metodi’’ apo të shndërrohet në një organizatë jo qeveritare.


Studentët ndërkaq kanë qëndrimet e tyre për të ardhmen e këtij institucioni.

“Sipas meje mendoj se Parlamenti studentor të bëhet pjesë e universitetit dhe e përmbaj këtë propozim. Pres përfitime pozitive nga kjo iniciativë’’, u shpreh Boris Aleksovski, Student.

“Unë mendoj që Parlamenti Studentor duhet të jetë në suaza të universitetit dhe jo të jetë si organizatë joqeveritare. Ende s’kam votuar por do të votoj’’, tha Valbona Demiri, Studente.

“Mendoj se duhet të jetë në suaza të universitetit’’, tha Diellza Misini, Studente.

A votuat? Po votuam. A jeni që Parlamenti Studentor të jetë në suaza të univesitetit apo të funksionojë si organizatë joqeveritare? Sekret!

Plenumi studentor propozon që Parlamenti Studentor i Universitetit Kirili dhe Metodi të bëhet organ në suaza të universitetit dhe në këtë mënyrë të rritet kontrolli mbi paratë të cilat kjo organizatë i shpenzon dhe të ketë mbikëqyrje në mënyrën se si zhvillohen zgjedhjet studentore.

“Në qoftë se Parlamenti Studentor kyçet në suaza të Universitetit sipas konceptit të cilit ne e menduam do të sigurojë kontroll më të lartë si nga studentët, ashtu edhe nga fakulteti pasi që do të jenë të kyçur ashtu siç duhet në komunitetin akademik’’, shtoi Borjan Eftimov, Plenumi Studentor.

Anëtarët e plenumit studentor presin mbështetje edhe nga senatorët.

Pas përfundimit të referendumit dhe numërimit të votave ata do të mbajnë një mbledhje me gjithë studentët dhe do të vendosin për hapat e ardhshëm.

Përndryshe, pakënaqësitë e Plenumit Studentor ndaj Parlamentit Studentor filluan të ashpërsohen që nga zgjedhjet studentore të 30 qershorit, në të cilin ata konstatuan se po shkelen të drejtat e studenteve dhe se po falsifikohen zgjedhjet për parlamentin studentor. Pas reagimit të Plenumit Studentorë për të parandaluar këtë fenomen intervenoi Njësiti special policor i cili me forcë largoi studentët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori