LAJMI I FUNDIT:

Reduktimet e ujit, të ashpra në pikat më të larta

Reduktimet e ujit, të ashpra në pikat më të larta

Thatësia dhe keqpërdorimi kanë ndikuar që Kompania Rajonale Ujësjellësit “Prishtina” të aplikojë reduktimet në disa lagje të kryeqytetit. Zonat më të prekura janë vendbanimet që konsiderohen në pika më të larta si lagja Veternik dhe Prishtina e re në Jug. Qytetarët ankohen se u detyruan të bëjnë zgjidhje duke siguruar individualisht rezervarët.

Qytetarët e disa prej lagjeve në Prishtinë po përballen me reduktime të ujit të pijes. Kjo pasi po konsiderohet se nuk ka pasur reshje të mjaftueshme për çka ka rënie edhe të nivelit të ujit në liqenin e Batllavës e më shumë në atë të Badocit.


“Gjendja është kritike në liqenin e Badovcit ku niveli ka rënë 9.1 metër që shënon një nga nivelet më ë ulëta që nga paslufta për muajin gusht”, thotë për RTK-në Sokol Xhafa, U.D. i kryeshefit të KRU “Prishtina”.

Reduktimet janë më të ashpra në pikat më të larta.

“Janë disa pjesa, më e afektuar është pjesa e Veternikut si pika më të larta dhe në disa lagje ka reduktime brenda natës. Për këto arsye banorët e lagjes Prishtina e Re në Jug u detyruan që vetë të bëjnë zgjidhjen”, thotë ai.

“Kemi reduktime shumë orë jemi detyrua me investua vet me bo zgjidhje”, thotë Dan Imeri, banor në lagjen Prishtina e Re.

“Ka veç 6 orë ujë ne i kemi edhe rezervarët por s’po kryejnë punë”, thotë Ardit Brovina, banor në lagjen Prishtina e Re.

Kompania Rajonale Ujësjellësit Prishtina është në aksion të shkyçjes së konsumatorëve me veprimtari afariste për borxhet që në total arrijnë shifrën 7 milionë euro. KRU “Prishtina” bën thirrje që të shfrytëzohet edhe aplikacioni online për të kryer pagesat.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori