LAJMI I FUNDIT:

Reçica: Do t’i ndihmojmë ekonomitë familjare të prekura nga pandemia COVID-19

Reçica: Do t’i ndihmojmë ekonomitë familjare të prekura nga pandemia COVID-19

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e BSPK-së, Avni Hajdini dhe Ymer Ymeri, me të cilët ka diskutuar lidhur me gjendjen ekonomike të krijuar në përgjithësi në Kosovë gjatë kohës së pandemisë COVID-19, si dhe në veçanti rreth dikastereve të cilët janë më të atakuar.

Në këtë takim, Reçica dhe përfaqësuesit e BSPK-së, janë pajtuar për fuqizimin e dialogut social nëpërmjet Këshillit Ekonomik Social, me qëllim të avancimit dhe mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve në përgjithësi.

Në fund të takimit, ministri Reçica dhe përfaqësuesit e BSPK-së, janë zotuar se do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar ekonominë e vendit, e njëkohësisht edhe ekonomitë familjare të punëtorëve për tejkalimin e kësaj situate. /Telegrafi/