LAJMI I FUNDIT:

Receta për muskuj brutalë të barkut: Rregulla të arta të Kate Beckinsale (46) për top-formë!

Receta për muskuj brutalë të barkut: Rregulla të arta të Kate Beckinsale (46) për top-formë!

Ajo më me dëshirë e kalon kohën e veshur me gardërobë për ushtrime dhe me flokë të lidhura gërshet në majë të kokës, larg nga shkëlqimi i i Hollywoodit dhe paparacët

Dashuria e saj ndaj sportit zgjat më shumë se disa decenie, andaj nuk është për t’u çuditur që duket kaq bukur, transmeton Telegrafi.


Kate Beckinsale i ka 46 vjeç, ndërsa për dukjen e saj ia kanë lakmi edhe shumë vajza më të reja.

Ku është sekreti i figurës së hollë?

“I kushtoj shumë kujdes çdo gjëje që fus në organizëm. Nuk pi alkool as kafeinë”, thotë Kate.

View this post on Instagram

A post shared by Kate Beckinsale (@katebeckinsale) on Dec 18, 2019 at 11:09am PST

“Jam mësuar të dëgjoj trupin tim dhe t’ia jap atë që i është e domosdoshme. Kur jam nën stres, ai menjëherë ndikon në dukjen time fizike, prandaj asgjë nuk ia lë rastit. Nga situatat e tendosura lirohen duke u marrë me trening. Pas një ore ndihem e rilindur”.

View this post on Instagram

A post shared by Kate Beckinsale (@katebeckinsale) on Nov 29, 2019 at 11:06am PST

Udhëtimi i saj i fitnesit dhe dashuria ndaj ushtrimeve ka filluar kur i ka mbushur 20 vjet. Më parë kurrë nuk ka pasur shprehi t’i vizitojë palestrat. Për një rol në film është detyruar të dobësohej disa kilogramë dhe nga ai moment nuk ka humbur asnjë trening.

“Ushtrimi më përmirëson humorin dhe ndihem shumë më e motivuar pas treningut të përfunduar”

Ajo ushtron kurdo që i jepet rasti, më së paku 3 herë në javë. “Ndonjëherë ndodh që në palestër të shkoj 6 ditë në javë”.

View this post on Instagram

A post shared by Kate Beckinsale (@katebeckinsale) on Nov 23, 2019 at 1:39pm PST

Sa i përket ushqimit, Kate është shumë e disiplinuar.

“Plani im i ushqimit bazohet në marrjen e madhe të proteinave”. I pëlqejnë mishi i pulës dhe vezët dhe ato i ha për drekë. Për darkë ha ndonjë peshk, ndërkaq më i preferuari i saj është salmoni.

Ditën e fillon shumë shpesh me qullë thekre. Me çdo racion ha edhe një porcion të madh sallatë. Përzierja e sallatës së gjelbër, rrikës dhe përzierja e farave janë zgjedhje e shkëlqyeshme e pasur me vitamina.

View this post on Instagram

A post shared by Kate Beckinsale (@katebeckinsale) on Dec 18, 2019 at 1:32pm PST

“Disiplina është shumë me rëndësi për arritje të linjës së dëshiruar të trupit. Asnjë shkop magjik nuk ekziston. Asgjë, pos punës dhe përkushtimit nuk jep rezultate”, thotë ajo. /Telegrafi/