LAJMI I FUNDIT:

Realizon ëndrrën e saj në moshën 47 vjeçare, stilistja Eshrefe Sylejmani prezanton “Startin” e saj (Foto)

Realizon ëndrrën e saj në moshën 47 vjeçare, stilistja Eshrefe Sylejmani prezanton “Startin” e saj (Foto)

Jo gjithmonë janë të rinjtë ata që befasojnë me fillimet e tyre për së mbari në karrierën që ka zgjedhur.

“Më mirë vonë se kurrë” , kësaj shprehje më së miri i ka dhënë dritë Eshrefe Sylejmani nga Gjilani, e cila e fillon karrierën e saj si stiliste në moshën 47 vjeçare, shkruan Telegrafi.


Dhurata Lipovica publikon edhe disa imazhe të fotosesionit të fundit (Foto)
Lexo po ashtu Dhurata Lipovica publikon edhe disa imazhe të fotosesionit të fundit (Foto)

Ajo ka përfunduar me sukses studimet për dizajn dhe ka fituar titullin “Master” në “Dizajn Mode”, duke e çuar në këtë mënyrë përpara ëndrrën e saj.

“Start” mban titullin koleksioni i saj i parë, i prezantuar me plot 20 kreacione, të cilat gjenden në atelinë e saj të re “ES Couture”.

Prezantimin e këtyre veshjeve e ka bërë modelja e njohur Dhurata Lipovica, e cila shquhet për elegancën dhe shkëlqimin që u jep veshjeve, të cilat rrinë bukur në trupin e saj.

Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Fotografitë janë realizuar nga Arton Humolli, ndërsa e veçanta e tyre është se janë realizuar pas orës 2:00 dhe kanë vazhduar deri në 8:00 të mëngjesit.

Stilistja Sylejamni duket të jetë një frymëzim i mirë për njerëzit të cilët mendojnë se janë ‘vonuar’, në realizimin e ëndrrave të tyre, e që në fakt nuk është kurrë vonë për një fillim të ri…

Më poshtë ju prezantojmë me disa nga veshjet e koleksionit “Start” të Eshrefe Sylejamnit. /Telegrafi/