Shqiptarët tashmë janë pjesë e thuajse çdo sfere në rrafshin ndërkombëtar.
Emra të dëshmuar sot përfaqësojnë më së miri vendin në muzikë, sport e shumë fusha të tjera, duke bërë që termi “shqiptar” për të huajt të mos jetë i panjohur.
Këngëtari me famë botërore, Justin Bieber, ia besoi punën e tij pikërisht një shqiptari, për paraqitjen vizuale të projektit të tij më të fundit, që njëherësh shënon edhe rikthimin e tij në muzikë pas tri vitesh mungesë.
Kënga “Yummy” e Justin Bieber është vizualizuar në versionin audio me tekst nga shqiptari Arben Vllasaliu, i cili ka bërë një përshtatje të këndshme të këngës, me atë se çfarë paraqitet para fansave kur e dëgjojnë atë në YouTube.
(Videoja nuk është e disponueshme për abonentët në Kosovë)
Në një prononcim ekskluziv për Telegrafin, Arben Vllasaliu tani me banim në Zvicër, ka treguar se si u ndje kur pa punën e tij të citohej në videon “Yummy”, e cila për momentin është ndër këngët më dominuese në top listat ndërkombëtare. Emri i tij citohet në këtë video, e cila vetëm deri më tani është shikuar jo më pak se 15 milionë herë.
“Natyrisht se jam i lumtur që pata rastin të krijoj video animacion për një artist me influencë aq të madhe siç është Justin Bieber. “Yummy” është kënga më e re e Justin Bieber pas tri viteve pushim në karrierën e tij muzikore, dhe ky nuk është projekti im i vetëm për Bieber, janë edhe disa këngë të tjera që pritet të publikohen shumë shpejt për të cilat jam duke punuar vazhdimisht”, ka thënë Arben Vllasaliu për Telegrafin.
Tutje, animatori bëri të ditur përgjatë kësaj interviste se si erdhi edh deri te deri te vënia në kontakt me super yllin botëror.
“Falë punës time të pa ndërprerë, kam pasur rastin të punoj për projekte dhe kompani të ndryshme botërore siç janë: “Ford”, “Samsung”, “Dr.Pepper”, “Waterdrop”, “Wacom” si dhe kjo e fundit me “Universal Music Group” e shumë të tjera, njashtu kam qenë pjesëmarrës në shumë ekspozita kolektive dhe publike. Disa prej tyre janë ekspozita publike, që janë shfaqur për një muaj rresht në objektin më të famshëm të New York-ut “One Times Square NYC”, spektakli i modës “Pitti Immagine Uomo” në Firence të Italisë dhe shume ekspozita të tjera, si dhe jam jashtëzakonisht aktiv në rrjetet sociale ku unë i ndaj videot dhe projektet e mia me të tjerët, besoj që këto janë disa prej faktorëve kryesorë që puna ime ka arritur të tërheqë vëmendjen e artistit në fjalë”, ka thënë animatori kosovar.
Por cili është koncepti i animacionit të videos “Yummy” të Justin Bieber?
“Vet titulli i këngës tregon konceptin e videos, referencat kyçe janë “e shijshme”, “e bukur” dhe “e butë” pasi që teksti i këngës i dedikohet të dashurës së tij. Koha vazhdon të jetë ende e ngushtë dhe me presion, por besoj që pasioni për punën nuk e pengon as koha, nganjëherë presioni njerëzor në punë të bën edhe më produktiv”, thekson Arben Vllasaliu.
Për ata që nuk e njohin, animatori Vllasaliu ka jetuar në Kosovë për një periudhë të gjatë, por që suksesin e gjeti në shtetin e Zvicrës, ku tani jeton edhe vepron.
“Unë jam Arben Vllasaliu, i lindur në qytetin e Gjilanit. Ka disa muaj që jam zhvendosur në qytetin e Baselit në Zvicër, kam përfunduar shkollën e mesme të artit pamor në Gjilan, ka tri vite që jam duke punuar si i pavarur (freelance) dhe nuk synoj të punoj në ndonjë studio, qoftë në Kosovë apo në Zvicër”, tha Arbeni për Telegrafin.
Në vazhdimësinë e bisedës, ai thotë se edhe në Kosovë ka bërë thuajse të njëjtën gjë, por që nuk është vlerësuar sa duhet. Si rrjedhojë, njohja e autorësisë dhe vlerësimi që i dha bashkëpunimi me yllin ndërkombëtar, erdhën për të si një shpërblim i madh i punës së bërë me përkushtim ndër vite.
“Po, në kohën sa kam punuar dhe qëndruar në Kosovë, kam pasur rastin të punoj për disa studio të Kosovës dhe kam marrë pjesë në disa projekte të këngëtarëve shqiptarë, por fatkeqësisht asnjëherë nuk jam kredituar në mënyrën e duhur. Pasi që jam i profilizuar në organizimin e kampanjave në rrjetet sociale, një gjë të ngjashme janë duke e bërë edhe këngëtarët në industrinë e muzikës, kështu që po, gjatë këtij viti do të ketë edhe projekte tjera për këngëtarë të famshëm”, ka thënë animatori i videos “Yummy”.
Për fund, ai jep një mesazh motivues për të gjithë të rinjtë që duan të arrijnë në jetë, veçanërisht ata të fushës së tij.
“Besoj që aktiviteti i rregullt dhe konstant në punë ndihmon jashtëzakonisht shumë në zhvillimin e kreativitetit dhe njëkohësisht plotëson njohuritë gjenerale mbi atë që e bënë, dhe asnjëherë mos i nënvlerëso aftësitë e tua, sepse asnjëherë asnjëri nuk është më i miri”, përfundoi Arben Vllasaliu për Telegrafin.
“Yummy” nga Justin Bieber, këto ditë është publikuar edhe me klip, teksa vazhdon të jetë një nga këngët më të dëgjuara të këngëtarit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
G Bani hap zemrën, flet për lidhjen e mëparshme: Isha kafshë, ajo më bëri njeri
Bebe Rexha ka ndërprerë bashkëpunimin me shtëpinë diskografike ‘Warner Music’ pas 10 vitesh për shkak të marrëdhënieve të tensionuara së fundmi
Grupi “Never Come Down” vjen për herë të parë në Kosovë: Bluegrass amerikan dhe mikpritja kosovare në një koncert të paharrueshëm
Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjenital në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia
Ish-bashkëshortja e Aldos: E gatshme të futem në Big Brother, mund të ndodh edhe ribashkimi
Gert Ferra me akuzë ndaj Laert Vasilit: Zure dashnore gruan e drejtorit të Teatrit
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Gjesti i drejtohet banorëve: Unë nuk i kam dy ditë shkollë, por këtu po ua dridh
Grupi "Never Come Down" vjen për herë të parë në Kosovë: Bluegrass amerikan dhe mikpritja kosovare në një koncert të paharrueshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!