LAJMI I FUNDIT:

Realizohen 83 për qind e pagesave të planifikuara të buxhetit 2020

Realizohen 83 për qind e pagesave të planifikuara të buxhetit 2020

Qeveria në detyrë e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e 61-të, ku ka njoftuar se gjatë vitit 2020 janë realizuar 83 për qind e pagesave të planifikuara të buxhetit.

Sipas njoftimit, krahasuar me vitin e kaluar, pagesat janë rritur për 8 për qind.


“Pas shqyrtimit është aprovuar Raportit Preliminar Financiar për ekzekutimin e buxhetit dhe bilancin e fondeve për vitin 2020. Sipas Raportit, pranimet gjatë vitit 2020 kapin shumën prej 2 miliardë e 204 milionë e 680 mijë euro, që janë 85 për qind të pranimeve vjetore të planifikuara dhe në krahasim me vitin paraprak ka një ulje prej 1 për qind. Ndërsa pagesat gjatë këtij viti kanë qenë 2 miliardë e 329 milionë e 87 mijë euro dhe paraqesin 83 për qind të pagesave të planifikuara, ndërsa në krahasim me vitin paraprak shënojnë një rritje prej 8 për qind”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/