Real Madridi vazhdon të ëndërrojë për transferimin e mesfushorit spanjoll Rodri, dhe sipas raportimeve të mediumit britanik Daily Express, klubi madrilen po planifikon një ofertë prej 130 milionë funtesh për lojtarin e Manchester Cityt dhe fituesin e Topit të Artë 2024.

Ky lëvizje vjen mes shqetësimeve se mesfushori mund të tundohet nga një kalim në “Santiago Bernabeu”.


Kryetari i Manchester Cityt, Khaldoon Al-Mubarak, është i vendosur ta mbajë 29-vjeçarin në “Etihad Stadium” dhe po përgatitet të hapë bisedimet për një rinovim të kontratës. Kontrata aktuale e Rodrit është e vlefshme deri në vitin 2027, dhe klubi pritet të ofrojë një rritje të ndjeshme page për të siguruar të ardhmen e tij afatgjatë.

Rodri ka qenë thelbësor për suksesin e Manchester Cityt që kur u bashkua nga Atletico Madrid në vitin 2019 për 62 milionë funte.

Pavarësisht se sezonin e kaluar mungoi për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju që kërkoi ndërhyrje kirurgjikale, ai ka ndihmuar Cityn të fitojë 11 trofe të mëdhenj, përfshirë tripletën në vitin 2023.

Prania e tij në mesfushë mbetet qendrore në planet e Pep Guardiolës, dhe City është i kujdesshëm që një transferim i profilit të lartë nga Real Madridi të mos prishë strategjinë afatgjatë të klubit.

Manchester City është i vendosur ta mbajë Rodrin të përkushtuar për pjesën e mbetur të karrierës së tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app