Real Madridi ka arritur fitore përballë RB Leipzigut (2-0) në ndeshjen e raundit të dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Asnjëra nga skuadrat nuk e gjeti golin në fraksionin e parë të lojës, ashtu që shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.


Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 80-të të takimit, kur Los Blancos kaluan në epërsi.

fede2 (Foto: Twitter/Real Madrid C.F)

Vinicius Junior tregoi vizionin e tij për ta gjetur Federico Valverden, i cili krijoi hapësirë dhe goditi për të shënuar.

Marco Asensio e vulosi fitoren e Mbretërve (90’+1) pas asistimit nga mesfushori kreativ, Toni Kroos.

Me këtë fitore, kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve vazhdon primatin në Grupin F me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, derisa Leipzigu ka pësuar dy humbje. /Telegrafi/

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1570150301503524873

telegrafi sport app