Real Madridi ka nisur lëvizjet për përforcimin e mesfushës dhe po shqyrton mundësinë e transferimit të Vitinha-s ose Fabian Ruiz nga Paris Saint-Germain.

Lajmi bëhet i ditur nga ESPN, mediumi i cili raporton se drejtuesit e klubit madrilen kanë zhvilluar diskutime të brendshme për njërin prej dy mesfushorëve.


Sipas ESPN, Vitinha shihet si opsioni ideal për “Los Blancos”, megjithatë në Madrid janë të vetëdijshëm për vështirësinë e madhe që paraqet negocimi me PSG-në.

“Vitinha do të ishte transferimi i ëndrrave, por Real Madridi e di saktësisht sa e vështirë është të largosh një lojtar nga PSG”, raporton ESPN.

Klubi madrilen beson se reparti i mesfushës ka nevojë për më shumë kreativitet dhe përvojë, veçanërisht në fazën e ndërtimit të lojës, ndaj po analizon alternativa të nivelit të lartë në treg.

Paralelisht me këto plane, Real Madridi po mendon edhe për rikthimin e Nico Paz. Mesfushori argjentinas po kalon një sezon shumë pozitiv si i huazuar te Como në Serie A dhe shihet si një opsion premtues për të ardhmen e skuadrës. /Telegrafi/

telegrafi sport app